Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm iranian, Kamal Kharrazi e ka quajtur ''organizatë të rrezikëshme'' rrjetin terrorist të Osama Bin Ladenit dhe ka thënë se vendi i tij është serioz në luftimin e atij rrjeti.
Kharrazi i ka bërë këto komente pas publikimit të një raporti në gazetën Uashington Post ku thuhej se Shtetet e Bashkuara kanë ndërprerë të gjitha kontaktet me Iranin.
Zyrtarët amerikanë së fundit e kanë rritur presionin ndaj Iranit, duke e akuzuar se strehon anëtarë të al Kaidës, se përzihet në Irakun e pas-luftës dhe zhvillon armë bërthamore. Teherani i ka demantuar
këto akuza nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG