Ndërlidhjet

ANKARA


Një aeroplan transportues i Ukrainës është rrëzuar afër qytetit Trabzon në Turqi me ç'rast kanë humbur jetën 62 paqëruajtës spanjollë që ktheheshin nga Afganistani dhe 12 anëtarë të ekipazhit.
'' Kemi njoftime se ushtarët që punonin për paqe dhe ekipazhi i aeroplanit ukrainas humbën jetën'', tha në Ankara Ministri i Jashtëm turk, Abdullah Gul.
Aeroplani fluturonte nga qyteti Bishkek i Kirgistanit për në Saragozë të Spanjës, por është rrëzuar në malet afër Trabzonit kur kishte tentuar të zbresë nëpër mjegull që të furnizohej me karburant.
XS
SM
MD
LG