Ndërlidhjet

ANKARA


Një aeroplan transportues i Ukrainës është rrëzuar afër qytetit Trabzon në Turqi me ç'rast kanë humbur jetën 62 paqëruajtës spanjollë që ktheheshin nga Afganistani dhe 12 anëtarë të ekipazhit.
''Vërtet është lajm piklluse të dëgjojshë këte tragjedi për ushtarët që ndihmuan Afganistanin në përpjekjet stabilizuese'', ka thënë ministri i jashtëm Afgan, Abdullah Abdullah dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre.
Aeroplani fluturonte nga Bishkeku i Kirgistanit për në Saragozë të Spanjës, por është rrëzuar në malet afër Trabzonit kur kishte tentuar të zbresë nëpër mjegull që të furnizohej me karburant.
XS
SM
MD
LG