Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kalimi i Irakut drejt demokracisë do të jetë i vështirë, por Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara dhe do të qëndrojnë atje aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në një koment të botuar në të përditshmen "Wall Street Journal".
Rumsfeld ka nënvizuar se Uashingtoni nuk synon t'i imponojë irakianëve një model demokracie si ai amerikan, pasi është detyrë e popullit të Irakut të përcaktohet se si do të ndërtojë një vend të lirë, që pasqyron dhe traditën e kulturën e vet.
XS
SM
MD
LG