Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka përsëritur akuzat se Irani po strehon terroristë. Edhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se Teherani ka dështuar të tregojë angazhim në luftën kundër terrorizmit.
"Politikat tona ndaj Iranit nuk kanë ndryshuar. Ne nuk miratojmë mbështetjen që ata i japin aktiviteteve terroriste. Gjithashtu nuk mund të miratojmë dhe përpjekjet e tyre për të zhvilluar aftësitë bërthamore", tha Powell.
Por shefi i diplomacisë amerikane ka pohuar se kontaktet me Iranin do vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG