Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë mbrëmë se çfarëdo përpjekje e Iranit për të ''ribërë Irakun sipas pasqyrës së Iranit do të mposhtet me vendosmëri''.
Duke iu përgjigjur një pyetje, Rumsfeld ka thënë se administrata e Shteteve të Bashkuara po debaton rrugët më efektive për t'u marrë me Iranin.
Rumsfeld i ka bërë komentet në vijim të akuzave të mëtejshme nga Uashingtoni se Irani fsheh anëtarë të rrjetit terrorist al Kaida dhe përpiqet të zhvillojë armë bërthamore. Irani i ka demantuar akuzat.
XS
SM
MD
LG