Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Coldoleeza Rice deklaroi se është koha e duhur për presidentin George Bush që të marrë pjesë në samitin me liderë të vendeve arabe nga fillimi i muajit në Egjipt.
''Presdienti beson se kjo është një mundësi e re për paqë me të përfunduar të luftës në Irak, e veçanërisht me ndryshimet në udhëheqien palestineze, me pranimin nga ana e Qeveria së Izraelit të hapave nga plani i paqës dhe me disa deklarata që ka bërë kryeministri Sharon lidhur me ardhmërinë që sheh ai me popullin palestinez'', ka deklaruar Rice.
Gjatë atij samiti do të diskutohet se si të ndalet dhuna 32 muajshe izraelito-palestineze dhe do të shqyrtohet plani i paqës për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG