Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sot u nis në një turne zyrtar tetë ditësh që do te shpie në Poloni, Rusi, Francë dhe në Lindjen e Mesme.
George Bush ka thënë se në samitin e G-8 në Evrian të Francës do të përqëndrohet në bashkëpunimin e ardhëshëm dhe do t'i shmanget debateve me disa anëtarë lidhur me urtësinë e fushatës së fundit ushtarake të prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
Ai ka thënë se është koha për Francën dhe Shtetet e Bashkuara të shkojnë përtej mospajtimeve të tyre lidhur me luftën në Irak.
Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se mbetet pran zotimeve për të punuar për paqë në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG