Ndërlidhjet

SINGAPOR


Zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz ka thënë se Shtetet e Bashkuara po përgaditen të riorganizojnë forcat e tyre anembanë botës për t'i konfrontuar më mirë kërcënimet nga terrorizmi. ''Ndodhemi në procesin e rishikimit fundamental të pozicionimit tonë ushtarak në rrafsh botëror, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ne ballafaqohemi me një kërcënim shumë më të ndryshëm se ai me të cilin ishim ballafaquar historikisht. Forcat tona kanë aftësi dramatikisht shumë më të ndryshme se që kanë patur më parë'', ka deklaruar Wolfowitz në një takim në Singapor.
XS
SM
MD
LG