Ndërlidhjet

SANT PETERSBURG


Liderët e Rusisë dhe Bashkimit Evropian kishin një samit në Sant Petersburg ku shfaqën dëshirën e tyre për partneritet më të ngushtë, përkundër pengesave, prej të cilave Putin veçoi qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve.
''Thellësishtë jamë i bindur se qëllimi ynë i përbashkët dhe detyra jonë politike dhe morale është eliminimi i shpejtë i të gjitha barrierave në rrugën e qarkullimit të lirë të njerëzve, barriera që sot ndajnë miliona qytetar rus nga miqët dhe farefisnia në vendet e BE-së'' ka thënë Putin, duke shtuar se në sytë e qytetarëve të rëndomtë rus situata aktuale nuk mund të perceptohet ndryshe veçse si një ''Mur i ri i Shengenit''.
Rusia dhe Bashkimi Evropian nënshkruan deklaratën e quajtur ''Evropa një për të gjithë evropianët''.
XS
SM
MD
LG