Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti amerikan, George Bush në një interevistë për televizionin e Rusisë ka thënë se idea se Irani mund të jetë caku vijues ushtarak i Shteteve të Bashkuara është ''spekulim i kulluar'', siç është shprehur.
Ai nuk hodhi poshtë në mënyrë eksplicite nocionin përdorim i forcës, duke përmendur si krahasim se ushtria ishte përdorur në Irak ''pas një periudhe shumë të gjatë diplomacie''.
Ndërkaq, Condoleezza Rice, këshilltare për sigurinë kombëtare amerikane, i kishte deklaruar më parë gazetave londineze se Shtetet e Bashkuara do të dëshironin të shohin një tjetërlloj regjimi në Iran, i cili heq dorë nga ''ndjekja e një agjende agresive të bazuar në terrorizëm dhe armë për zhdukje në masë''.
XS
SM
MD
LG