Ndërlidhjet

logo-print

EVIAN


Liderët e botës sot i kanë filluar bisedimet në pushimoren franceze Evian, në mesin e demonstratave anti-kapitaliste.
Para fillimit të samitit të "grupit të Tetëshes", presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti i Francës Jacques Chirac i shtrënguan dorën njëri tjetrit, në shenjë gatishmërie për të riparuar marrëdhëniet e plasaritura nga lufta në Irak.
Zëdhënësja e presidentit francez Catherine Colonna tha se asnjëri nga dy vendet nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj luftës, por ato shohin drejt ardhmërisë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan kërkoi nga liderët e G-8 t'i japin kontributet e tyre për fondin global kundër AIDS-it dhe të sajojnë një strategji për sigurimin e ushqimit në Afrikë.
Ndërkohë, mijëra demonstrantë anti-globalistë sot u përleshën me policinë, e bllokuan trafikun dhe i vunë zjarrin barikadave nëpër rrugë.
Samiti i G-8, që do të zgjasë deri të martën, pritet të fokusohet në ekonominë globale dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG