Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair sot u përball me akuzat nga një ish ministër, sepse i ka theksuar tejmase kërcënimet nga armët e dyshuara për asgjësim në masë, për ta justifikuar luftën në Irak.
Ish sekretari i jashtëm Robin Cook, tha se forcat e koalicionit nuk zbuluan dëshmi për armët e tilla në Irak, dhe bëri thirrje për hetime të pavarura.
Gjetkë, dy ligjvënës amerikanë, senatori republikan John McCain dhe demokrati Christopher Dodd, kanë deklaruar se lufta në Irak ishte e justifikueshme, madje edhe nëse tregohen të pavërteta akuzat e Shteteve të Bashkuara për armët e shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG