Ndërlidhjet

logo-print

EVIAN


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot u takua me presidentin e Francës Jacques Chirac, për herë të parë pas mospajtimeve rreth luftës në Irak.
Bush tha se përkundër mosmarrëveshjeve, Shtetet e Bashkuara dhe Franca tani kanë një qëndrim rreth Irakut.
"Sa i përket Irakut të lirë dhe prosperues, ne jemi dakord. Do të punojmë së bashku për të siguruar që irakienët tani ta kenë kapacitetin për ta qeverisur vendin e tyre. Do të duhet kohë sepse gjendja në Irak është e vështirë", tha presidenti Bush.
Chirac e cilësoi takimin si "pozitiv", të përshkuar me "bindje të përbashkët".
"Mesazhi ynë ishte mesazh i besimit në ardhmërinë. Vërejta se Shtetet e Bashkuara, vendet tjera evropiane, Japonia dhe Rusia e kanë mesazhin e njëjtë, dhe kjo inkurajon", tha presidenti Chirac.
XS
SM
MD
LG