Ndërlidhjet

SHARM EL-SHEIKH/EGJIPT


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush arriti në Egjipt, ku me udhëheqësit arabë do të diskutojë për ringjalljen e procesit paqësor ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Bush nesër do të shkojë në samitin në pushimoren Sharm El-Sheikh, prej ku do të vazhdojë në Aqaba të Jordanisë, për takimin kyç me kryeministrin izraelit Ariel Sharon dhe kryeministrin palestinez Mahmoud Abbas.
Sekretari i shtetit Colin Powell tha se është optimist për gjasat e suksesit të samitit.
"Raporti që zëvendës sekretari i shtetit William Burns ma dha mbrëmë, më ka inkurajuar. Do të shohim çfarë do të ndodhë pasi takimeve të presidentit në Sharm El-Sheikh dhe në Aqaba", tha Powell.
Para nisjes nga Franca, Bush e ka shfaqur pritjen që të gjitha palët të marrin mbi vete përgjegjësinë për arritjen e paqes.
XS
SM
MD
LG