Ndërlidhjet

EVIAN


Kryeministri britanik Tony Blair sot i hodhi poshtë akuzat se qeveria e tij i ka fabrikuar dëshmitë mbi armët e Irakut për shkatërrim në masë që ta justifikojë luftën në Irak.
Duke folur anash Samitit të G8 në Francë, Blair tha se qëndron pas dëshmive.
"Absolutisht qëndroj 100 % pas dëshmive, të bazuara në inteligjencën, të cilat ia prezentuam popullit", tha Blair.
Zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë Yuri Fedotov sot u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që njëherë e përgjithmonë ta bëjnë të qartë nëse regjimi i përmbysur i Irakut kishte armë të shkatërrimit në masë.
XS
SM
MD
LG