Ndërlidhjet

BAGDAD


Ekipi i Shteteve të Bashkuara që e qeveris Irakun, planifikon të mbajë një konferencë kombëtare në shkallë të gjerë muajin e ardhshëm për formimin e qeverisë kalimtare.
Ndërkohë, disa mijëra ushtarë të demobilizuar irakienë sot protestuan kundër shpërbërjes së armatës.
Administratori civil Paul Bremer tha se 400 mijë ushtarët e shpërndarë, së shpejti do të zëvendësohen me forca të reja.
"Punojmë për formimin e Trupave të reja të Irakut, që do ta trashëgojnë ushtrinë e regjimit të mëparshëm. Kjo do të ofrojë punë për mijëra irakienë", tha Bremer.
XS
SM
MD
LG