Ndërlidhjet

SHARM EL-SHEIK


Presidenti amerikan George Bush, ka biseduar me udhëheqës të botës arabe për të nxitur procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
Presidenti Bush, në takimin e zhvilluar në Egjipt, lidhur me procesin e paqes izraelito-palestinez ka thënë:
"Izraeli i ka marrë përsipër përgjegjësitë. Izraeli duhet të gjejë zgjidhje për vendbanimet hebreje në territoret palestineze dhe të sigurojë se është një territor në vazhdimësi, pa ndërprerje, që palestinezët mund ta thërresin vendin e tyre."
Sa i përket ecurisë së takimit Sekretari amerikan i Shtetit Powell ka thënë:
"Ky është një moment i rëndësishëm në historinë e Lindjes së Mesme, ku të gjitha palët vijnë së bashku, sipas vizionit të presidentit Bush për dy shtete, që do jetojnë bri njëri-tjetrit."
XS
SM
MD
LG