Ndërlidhjet

AKABA – JORDANI


Kryeministrat palestinezë dhe izraelitë gjatë takimit të tyre të sotëm në Akaba, Jordani, me presidentin amerikan George Bush, kanë pranuar planin e paqes për Lindjen e Mesme.
Kreu i qeverisë palestineze, Abas, ka kërkuar ndërprerjen e kryengritjes kundër Izraelit. Ndërsa Sharon ka theksuar se siguria mbetet problemi kryesor për Izraelin.
"Është në interesin e Izraelit të mos t'i qeverisë palestinezët, por ata të qeverisin veten në shtetin e tyre. Një shtet palestinez demokratik dhe në paqe me Izraelin do nxisë sigurinë afatgjatë", tha Sharon.
Ndërkaq presidenti Bush në përfundim të takimit ka thënë:
"Të gjithë ne këtu sot ndajmë të njëtin qëllim: Toka e shenjtë duhet të ndahet mes shtetit të Palestinës dhe atij të Izraelit, të cilët do jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe me cdo komb në Lindjen e Mesme."
XS
SM
MD
LG