Ndërlidhjet

JERUSALEM


Lideri palestinez Yasser Arafat tha sot se kryeministri izraelit Ariel Sharon nuk u ka afruar asgjë "të prekshme" palestinezëve në samitin në Jordan.
Sharon dhe kryeministri palestinez Mahmoud Abbas dje pas takimit me presidentin amerikan George Bush thanë se janë përkushtuar të punojnë për paqen duke e mbështetur planin e ri.
Abbas u bëri thirrje palestinezëve ta ndërpresin kryengritjen kundër Izraelit, ndërsa Sharon premtoi t'i zhvendosë vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor dhe ta mbështesë shtetin e palestinezëve.
"Fatkeqësisht, Ariel Sharoni nuk ka ofruar asgjë të prekshme. Çfarë rëndësie ka zhvendosja e karvanëve të kolonëve nga një vend, që pastaj të thuhet se është zhvendosur i tërë vendbanimi", tha Arafat.
XS
SM
MD
LG