Ndërlidhjet

P.JONES:"ENDE ËSHTË HERET TË DEBATOHET PËR STATUSIN FINAL TË KOSOVËS"


Paul JONES, Drejtor në Stejt Departament për Evropën Qendrore dhe Juglindore



RADIO EVROPA E LIRË
Në rajon, në Shtetet e Bashkuara - më saktësisht në Kongres është ri-paraqitur debati për çështjen e statusit të Kosovës. Në Kongres dëgjohen zëra që anagzhohen për pavarrësinë e Kosovës pa asnjë zhagitje, ndërsa Shtëpia e Bardhë insiston në qëndrimin se tash nuk është koha për debatin kushtuar statusit final të Kosovës?

PAUL JONES
Qëndrimi i administratës është i qart dhe konsekuent: është tepër heret për të hapur çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Siç dihet, Mihal Shtajner, në prill të vitit të kaluar ka përcaktuar 8 standarde që duhet të përkmbushen para fillimit të debatit për statusin e Kosovës. Ne mbështesim në tërësi anagzhimin e tij në këtë drejtim. Për më shumë jemi duke punuar për konkretizimin e këtyre standardeve në mënyrë që ato të jetësohen më shpejt. Qëndrim i yni është se hapja e diskutimit për çështjen e statusit para realizimit të standardeve të përmendura do të ishte faktor destabilizimi dhe nuk do të ishte në interesin e qytetarëve të Kosovës dhe rajonit më të gjërë. Kur përmendini qëndrimet e Kongresit, duhet të keni parasysh se kemi të bëjmë me qëndrime të kongresmenëve të caktuar. Supozoj se keni parasysh debatin e paradokohshëm në Dhomën Përfaqësuese që e kishte organizuar një nga Komitetet e saj. Megjithëse mendimet e caktuara që aty janë dëgjuar janë pjesë e debatit të përgjithshëm që vazhdon tash sa vite, unë këto qëndrime nuk kisha për ti definuar si qëndrime të gjithë Kongresit.

RADIO EVROPA E LIRË
Por, ku formulohet politika e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin – kush e bën këtë – administrata apo Kongresi?

PAUL JONES
Politikën e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, si edhe për gjithë botën, e formulon administrata, pra pushteti ekzekutiv. Kuptohet kjo bëhet në komunikim dhe bashkëpunim shumë të ngusht me anëtarët e Kongresit, sektorin jo-qeveritar dhe njerëzit në Uashington që njohin mirë Ballkanin. Unë personalisht dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mij jemi në lidhje me kolegët në Kongres dhe me përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare. Ky është një element shumë i rëndësishëm i tubimit të informatave dhe trasimit të politikës ndaj rajonit. Por, në instancë të funit kryetari dhe sekretari shtetëror definojnë politikën ndaj rajonit dhe ndaj pjesëve tjera të botës.

RADIO EVROPA E LIRË
A është pavarrësia e Kosovës, pavarrëishte me çka do të kushtëzohet, opcioni i vetëm dhe i pashmangshëm?

PAUL JONES
Mendoj se termini 'e pashmangshme' nuk shpjegon as ate që do të ndodh dhe as politikën tonë. Ne kemi çasje shumë pragmatike ndaj problemeve të këtij rajoni në tërësi. Nëse dëshirojnë të jenë anëtare të entiteteve evroatlantike, vendet e rajonit duhet të kalojnë nëpër procesin e reformave, me standarde të realizuara të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Pra, ashtu si për gjithë rajonin kjo kërkesë vlen edhe për Kosovën. Ajo gjithashtu duhet të përfshihet në këtë proces. Por, kjo nuk do të ndikoj në statsuin e saj të ardhshëm. Ajo për çka ne flasim është që para fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës duhet të jetësohen standardet e përcaktuara. Udhëtimi im i paradokohshëm në rajon më ka bindur se ky qëndrim po has në mirëkuptim dhe mbështetje – si në Kosovë ashtu edhe në rajonin më të gjërë. Esenca pra qëndron që fillimisht të realizohen standardet që i ka përcaktuar shefi i UNMIK-ut Mihal Shtajner para hapjes së çështjes së statusit. Por, edhe kur debati të ketë filluar kjo nuk do të thotë se rezultati automatikisht do të jetë pavarrësia.

RADIO EVROPA E LIRË
Unioni Evropian ka marrë rolin e sponzorit të zgjidhjes paqësore në Maqedoni. A mendoni se do t'ia dalin?

PAUL JONES
Mendoj se nuk kemi të bëjmë me zgjedhje – Unioni Evropian, Shtetet e Bashkuara ose NATO. Kemi të bëjmë me angazhimet e përbashkëta për të mbështetur stabilitetin në rajon. Pikërisht Maqedonia sipas mendimit tim është rasti më i mirë i suksesit të punës së përbashkët të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar – shteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Në këtë vend kemi vendosur koordinim të qart në aspket të bashkëpunimit dhe përgjegjësive. Mendoj se atje kemi një çasje shumë të sukseshme dhe se kjo është shumë evidente jo vetëm në Maqedoni, por në tërësi në rajon – në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Serbi e Mal të Zi dhe në Kosovë. Është krejt e logjikshme që perspektiva e hyrjes në Unionin Evropian e pranishme në rajon shpie drejt asaj që Unioni të ketë iniciativë më të theksuar në gjithë këtë proces. Ne e mbështesim këtë, sepse kjo është në interesin e të gjithëve. Kjo megjithate nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të zvogëlojnë angazhimin e vet ose se do të tërhiqen. Besojmë se NATO edhe më tej duhet të ketë rol të rëndësishëm – çoftë kur bëhet fjalë për praninë e trupave në rajon ose në aspektin e nxitjes së reformimit të forcave të armatosura të këtyre vendeve që do të bëhen anëtare të NATO-s.
Intervistoi: Branka TRIVIC
XS
SM
MD
LG