Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia dhe Mali i Zi duhet të qëndrojnë së bashku nëse ato shpresojnë t'i bashkangjiten Bashkimit Evropian së shpejti, ka deklaruar Javier Solana, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Deklarimet se ndarja e dy republikave do të shpejtojnë anëtarësinë në BE "është një gabim i madh", ka thënë Solana.
Ky i fundit pas qëndrimit në Prishtinë dhe Shkup, po viziton Beogradin.
Solana po përsërit dhe në Beograd të njëjtën deklaratë si në Prishtinë, se takimi i ardhshëm i Selanikut duhet të përdoret nga drejtuesit e rajonit si mundësi për të ngushtuar dallimet që ekzistojnë mes tyre.
XS
SM
MD
LG