Ndërlidhjet

BAGDAT


Forcat amerikane kanë kontrolluar zyrën në Bagdat të Këshillit Suprem të Revolucionit Islamik në Irak, menjëherë pas deklaratave të këtij grupi se nuk pranonte të merrte pjesë në një qeveri të emëruar nga Shtetet e Bashkuara.
Gjatë ditës përfaqësuesit e këtij grupi kishin deklaruar se cdo këshill apo qeveri irakiane duhej të zgjidhej nga populli.
Po sot administratori civil i Irakut, diplomati Paul Bremer, u takua me përfaqësues të 7 grupeve politike plus 10 personalitete të Irakut për të diskutar këshillin qeverisës të përkohshëm.
XS
SM
MD
LG