Ndërlidhjet

PRAGË


Të paktën 4 ushtarë izraelitë dhe 3 militantë palestinezë janë vrarë në luftimet e sotme në vendkalimin kufitar Erez, në kufirin verior mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.
Tetë izraelitë tjerë dhe disa palestinezë janë plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin në vendkalimin kufitar e morën tre grupet militante palestineze, Hamasi, Fatahu dhe Xhihadi Islamik.
Disa orë më parë, në jug të Rripit të Gazës, ushtarët izraelitë kishin vrarë një palestinez.
Pas sulmit, qeveria izraelite ka kërkuar nga kryeministri palestinez Mahmoud Abbas të ndërmerr hapa për të shtypur militantët palestinezë.
XS
SM
MD
LG