Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell u bëri thirrje Izraelit dhe palestinezëve të mos lejojnë që sulmet vdekjeprurëse në postbllokun izraelit ta nxjerrin nga binarët planin e paqes për Lindjen e Mesme.
Powell iu referua përleshjeve të sotme kur të paktën 4 ushtarë izraelitë dhe 3 militantë palestinezë u vranë në vendkalimin kufitar Erez, në kufirin verior mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.
Tetë izraelitë tjerë dhe disa palestinezë janë plagosur.
Përgjegjësinë për sulmin e morën tre grupet militante palestineze, Hamasi, Fatahu dhe Xhihadi Islamik.
Ndërkohë, radioja izraelite njoftoi se janë vrarë dy militantë palestinezë, që kishin vrarë një izraelit në Hebron të Bregut Perëndimor.
XS
SM
MD
LG