Ndërlidhjet

HAGË


Ish-shefi i policisë sekrete të Serbisë Jovica Stanishiç mbërriti sot në Hagë dhe u transferua në qendrën e paraburgimit të Tribunalit të Hagës për krime lufte. Aktakuza e ngarkon Stanishiçin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftërave në Kroaci dhe në Bosnjë. Ai akuzohet se ka ndihmuar në krijimin e njësiteve sekrete paramilitare serbe për pastrim etnik. Stanishiç akuzohet bashkë me ish-komandantin e policisë speciale Franko Simatoviç, i cili gjendet në Hagë nga muaji i kaluar.
XS
SM
MD
LG