Ndërlidhjet

ZAGREB


Kryetari kroat Stipe Mesiç ka bërë të ditur se do të kërkojë nga Tribunali i Hagës të rishqyrtojë aktakuzën e tij kundër gjeneralit të arratisur kroat Ante Gotovina. Mesiç tha se vendosi ta bëjë këtë kërkesë, pasi lexoi një intervistë të gjeneralit Gotovina në javoren Nacional. Gotovina thotë se dëshiron të flasë me hetuesit e Kombeve të Bashkuara dhe nëse nuk i bind ata se është i pafajshëm, do të dorëzohet vetë.
Kryeprokurorja Carla del Ponte ka thënë disa herë se Gotovina mund ta dëshmojë pafajësinë e tij vetëm para gjyqit. Ai akuzohet për krime kundër serbëve në ofensivën kroate të 1995.
XS
SM
MD
LG