Ndërlidhjet

GARMISH PARTENKIRHEN


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Ramsfelld bëri sot thirrje për unitet kundrejt kërcënimeve të armëve të shkatërrimit në masë dhe terrorizmit.
"Sikurse edhe në familje, prej kohës në kohë, ne nuk pajtohemi në gjithçka. Ndonjëherë ne debatojmë dhe diskutojmë, por kur kërcënohemi apo sfidohemi, na duhet të ngrihemi bashkërisht ashtu siç bëmë pas 11 shtatorit", tha Ramsfelld.
Sekretari amerikan i mbrojtjes u tha një grupi zyrtarësh të mbrojtjes në Gjermani, se shumë shtete në Evropë pajtohen me Shtetet e Bashkuara se terrorizmi dhe armët e shkatërrimit në masë janë kërcënimet më të mëdha në botë.
XS
SM
MD
LG