Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s filluan sot bisedime dyditore, bashkë me një referim nga ana e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld mbi gjendjen në Irak. Pritet që ministrat e 19 shteteve anëtare të NATO-s të diskutojnë ristrukturimin e komandave, formimin e forcës për reagim të shpejtë dhe rritjen e kapaciteteve të ushtrive evropiane. Dje Rumsfeld tha se aleatët duhet të punojnë së bashku përkundër mosmarrëveshjeve të tyre. Anëtarët e NATO-s dështuan të arrijnë marrëveshje lidhur me luftën amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG