Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policë komando arrestuan sot herët në mëngjes në apartamanin e tij në Beograd, të akuzuarin për krime lufte, kolonelin Veselin Shljivançanin. Tribunali i Hagës e kërkon atë në lidhje me masakrën e rreth 200 kroatëve më 1991, në Vukovar. Arrestimi i tij u bë dy ditë para përfundimit të ultimatumit që Shtetet e Bashkuara i dhanë Serbisë, që t'i arrestojë kriminelët e dyshimtë të luftës, si kusht për zhbllokimin e ndihmës prej 110 milionë dollarëve.
XS
SM
MD
LG