Një polic i UNMIK-ut dhe tre persona vendas akuzohen për keqpërdorim seksual të fëmijëve. Zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut Berri Flleçer, tha se bëhet fjalë për diçka "shumë serioze". Policit iu hoq imuniteti, por mbrohet në liri. Flleçer tha se të gjithë të dyshuarit do të gjykohen në Kosovë.