Ndërlidhjet

VJENË


Koordinatori i Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore Erhard Busek, lidhur me mundësinë e fillimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në samitin e Selanikut, tha se nuk është i sigurtë se një dialog thelbësor vërtetë mund të fillojë atje. "Është shumë e rëndësishme që të dy palët të shihen dhe kjo do të ishte shumë mirë. A do të fillojë dialogu në Selanik, për këtë duhet pritur. Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë i vështirë, sepse hendeku ndërmjet dy palëve është tepër i thellë që të vihet aq lehtë deri te ai", i tha Busek agjencisë Beta.
XS
SM
MD
LG