Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Rrugët e Teheranit sot janë të qeta, pas katër net dhune dhe protesta kundër qeveritare. Televizioni iranian njoftoi për 100 të arrestuar, të cilët i përshkroi si huliganë që kanë shkelur rendin publik dhe brohoritur parulla kundër liderëve islamikë iranianë. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se ithtarët e qeverisë së rreptë islamike hipur në motoçikleta dhe armatosur me zinxhirë, shufra hekuri dhe kërbaçë, rrahën protestuesit e mbledhur kryesisht përreth Universitetit të Teheranit. Disa protestues kërkuan dorëheqjen e kryetarit iranian Mohamad Khatami, i cili nuk i zbatoi reformat e premtuara.
XS
SM
MD
LG