Ndërlidhjet

PRAGË


Shumica dërmuese e çekëve në referendumin e sotëm i thanë "po" bashkimit të vendit të tyre me Unionin Evropian. Rezultatet përfundimtare zyrtare tregojnë se 77.3 për qind votuan për bashkim, ndërsa pjesëmarrja e elektoratit ishte 55.2 për qind. Kryeministri Vlladimir Shpidlla i mirëpriti rezultatet e referendumit, duke thënë se kjo tregon qartë se çekët duan të jenë pjesë e Unionit Evropian.
"Këto rezultate tregojnë qartë se Republika e Çekisë tha "po" dhe mendoj se ky rezultat është i shkëlqyeshëm", tha Shpidlla. Komisoni Evropian e mirëpriti vendimin e çekëve dhe tha se rezultati shënon vendimin e çekëve që t'u japin fund dekadave të ndarjeve në Evropë.
XS
SM
MD
LG