Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Zyrtarët palestinezë dhe izraelitë të sigurisë, pritet të përfundojnë një seri bisedimesh të nivelit të lartë, të cilat mund të rezultojnë me tërheqjen e trupave izraelite nga territoret e pushtuara.
Ministri palestinez i informacionit, Nabil Amr, me këtë rast ka thënë:
"Do të ketë dhe një tjetër takim sonte, ndërsa do vazhdojmë bisedimet me izraelitët. Shpresojmë se Izraeli do të pranojë qasjen tonë ndaj problemit."
Radioja e ushtrisë izraelite, ka bërë të ditur se forcat izraelite po përgatiten të tërhiqen nga Rripi i Gazës, por nuk kanë thënë se kur do të fillojë tërheqja.
XS
SM
MD
LG