Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar përdorimin e forcës si mjeti i fundit kundër vendeve të cilat prodhojnë armë të shkatërrimit në masë.
Ministrat e jashtëm të BE-së që po takohen në Luksemburg, kanë thënë në deklaratën e përbashkët se përdorimi i forcës do të bëhet i mundshëm vetëm nëse vendet e caktuara nuk i përgjigjen presioneve politike dhe diplomatike.
Ndërkaq është diskutuar dhe gjendja në Lindjen e Mesme, derisa Franca ka propozuar dërgimin e një force ndërkombëtare.
Lidhur me këtë propozim ministri i jashtëm palestinez Nabil Shaath ka thënë:
"Ne mendojmë se dërgimi i një force ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm për vendosjen e paqes në rajon."
XS
SM
MD
LG