Ndërlidhjet

logo-print

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, gjatë takimit të sotëm në Luksemburg, kanë përshëndetur qëllimin e Prishtinës dhe Beogradit, që menjëherë pas samitit të Selanikut, të fillojë dialogun e drejtpërdrejtë për cështje praktike me interes reciprok.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit harmonizuan dhe një projekt dokument, që do duhet të miratohet në takimin e Selanikut, në të cilin thuhet mes të tjerash se "Ballkani perëndimor është përparësi e rëndësishme e BE-së".
Këto vende do kontribuojnë me 200 milionë euro në vendet e Ballkanit perëndimor.
Në këtë kuadër thuhet se duhen bërë përgatitjet për integrimin e ardhshëm të këtyre vendeve në strukturat evropiane.
XS
SM
MD
LG