Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian zyrtarisht i ka dërguar sot Kombeve të Bashkuara dy kandidatura për të zëvendësuar kryeadministratorin aktual të Kosovës, Mihail Steiner.
Pierre Schori, ambasadori aktual i Suedisë në Kombet e Bashkuara dhe diplomati italian Antonio Armelini, janë kandidatët e BE-së. Bashkimi është donatori më i madh në Kosovë, ndaj ka dhe të drejtën e emërimit të kreut të administratës ndërkombëtare në Prishtinë.
Brukseli ndryshe nga herët e tjera ka paraqitur dy emra dhe jo një të vetëm, për shkak të vërejtjeve amerikane ndaj diplomatit suedez, i cili ka mbajtur qëndrim të ashpër kundër luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG