Ndërlidhjet

TEHERAN


Të paktën 120 njerëz, kryesisht studentë, janë arrestuar sot gjatë protestave në zonat verilindore dhe veriperëndimore të Iranit.
Agjencia zyrtare IRNA njoftoi se arrestimet janë bërë në qytetet Mashad dhe Tabriz.
Raportohet për përleshje ndërmjet demonstrantëve dhe policisë edhe në provincën Kermanshah.
Arsyet e protestave të fundit nuk janë të qarta.
Javën e kaluar, Teherani ishte qendër e protestave masive të studentëve.
XS
SM
MD
LG