Ndërlidhjet

TEHERAN


Protestat politike janë e drejtë legjitime e njerëzve në demokraci, por policia e ka të drejtën të konfrontohet me ata që i keqpërdorin tubimet politike, ka thënë presidenti i Iranit Mohammed Khatami, pas protestave një javëshe publike në Iran kundër regjimit islamik.
Agjencia IRNA njoftoi se të paktën 120 njerëz, kryesisht studentë, janë arrestuar në qytetet Mashad dhe Tabriz.
Duke bërë thirrje për ekstradimin e pjesëtarëve të grupit opozitar të armatosur, Muxhahedinët e Popullit, që u arrestuan nga policia franceze, Khatami tha se pjesëtarët e grupit, që Franca dhe Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë terroristë, duhet të gjykohen atje ku i kanë bërë krimet.
Ndërkohë, një grua ka vdekur kurse tjetra gjendet në spital pasi i vunë zjarrin vetes në protestat e sotme kundër arrestimeve në Paris.
Dje në Londër, një iranian gjithashtu i vuri zjarrin vetes para ambasadës franceze.
XS
SM
MD
LG