Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një granatë është hedhur kundër një ambulance të trupave amerikane në Irak, cfarë ka shkaktuar vdekjen e një ushtari dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Ndërkaq gjatë ditës janë hedhur granata kundër një ndërtese në Bagdad, e cila po përdoret nga trupat amerikane.
Për pasojë një irakian është vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur. Sulmuesit janë larguar, ndërsa në mesin e trupave amerikane nuk ka pasur as viktima dhe as të lënduar.
Ky incident erdhi pas sulmit të djeshëm kundër forcave amerikane, ku për pasojë humbi jetën një ushtar dhe u plagos një tjetër.
XS
SM
MD
LG