Ndërlidhjet

BRITANIA AKUZOHET PËR SKEMA SEKRETE TË KRIJIMIT TË KAMPEVE TË AZILIT NË BALLKAN


Independent, Londër






Propozimi britanik për krijimin e kampeve ballkanike të azilit është kundërshtuar ashpër në Shqipëri. Mediat lokale në këtë vend kanë akuzuar ministrinë e jashtme të Britanisë për zhvillimin e planeve sekrete për ndërtimin e kapaciteteve afër kufirit me Kosovën. Sipas televizionit Top Channel, që ka shikueshmëri të gjërë, javën e kaluar, ambasadori britanik në Shqipëri, David Landsman, vizitoi Kukësin për të inspektuar kapacitetet potenciale.

Qeveria e Britanisë ka plane kundërthënëse për të ulur numrin e kërkesave për azil në Britani për 50% deri në fund të kësaj vere…duke përdorë qendra pranimi jashtë Bashkimit Evropian për ti ndalur kërkesat e pa arsyeshme. Gazetat kryesore në Shqipëri, Shekulli dhe Korrieri pohojnë se autoritetet brianike synojnë ripërtritjen e kampeve të braktisura nga kriza e refugjatëve me rastin e fushatës së bombardimit të Natos në Kosovë në vitin 1999. Gjatë kontakteve të gazetës Independent me zotin Landsman, ai përgënjeshtroi ekzistimin e çfarëdo plani për Kukësin ose për ndonjë qytet tjetër në Shqipëri. "Nuk ka elemente specifike shqiptare lidhur me këtë tregim" - ka thënë ambasadori Landsman.

Diplomatët kanë konfiruar se Shqipëria është në listen e vendeve të mundshme për një skemë provuese por kanë thënë se nuk ka pasur diskutime zyrtare me Qeverinë shqiptare dhe se së shpejti nuk pritet që të bëhet ndonjë propozim. Një numër i madh i mediave lokale nuk janë bindur edhe pas përgënjeshtrimeve britanike dhe e sulmojnë çdo propozim potencial duke e konsideruar si ofendues dhe fatkeq.

Ministri i brendshëm britanik, David Blunkett së pari kishte paraqitur propozimet e qeverisë në një konferencë për media në shkurt të këtij viti, me ç'rast kishte shpallur se numri i kërkesave të azilantëve kishte aritur rekordin në vitin 2002 – afro 111 mijë sosh.

Në këto qendra kalimtare në vendet që ndodhen në kufi me Bashkimin Evropian, siç janë Shqipëria, Kroacia dhe Ukraina, kërkesat e refugjatëve do të shqyrtoheshin para se kandidatët për azil të lejoheshin të ktheheshin në Britani. Përkundër përkahjes së disa vendeve të Bashkimit Evropian, këto propozime kanë hasur në kundërshtime të fuqishme nga Gjermania dhe Suedia. Organizata Amensty International i kundështroi planet për kampe duke i cilësuar si të ngjashme me burgje. Amensty International i quajti këto plane edhe të pamoralshme, juridikisht të dyshimta dhe plane që nuk funsionojnë.

Këtë javë, para samtit të Selanikut, minstri i jashtëm britanik, Jack Straw pranoi se ideja e kampeve transite jashtë vendeve të BE-së…"për momentin nuk ishte shqyrtuar në mënyrë aktive".
XS
SM
MD
LG