Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Gjendja e sigurisë në gjithë Kosovën po përmirësohet për cdo vit, përfshirë këtu dhe atë për pakicat së bashku me bashkësinë serbe. Ndërsa numri i vrasjeve është ulur shumë." Kështu ka deklaruar administratori i Kosovës, Mihail Steiner në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Steiner ka thënë se shpreson se zyrtarët shqiptarë dhe serbë do të nisin së shpejti bisedimet për cështjet praktike me interes të përbashkët si bashkëpunimi në fushën e transportit dhe energjisë. Ndërkaq ai ka përsëritur se ende nuk ka ardhur koha për të diskutar cështjen kryesore, atë të statusit.
Sipas Steiner diskutimi për statusin mund të fillojë në pesë vitet e ardhshme, pasi nuk mund të lihej mënjëanë pafundësisht.
XS
SM
MD
LG