Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Agjencia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar Iranin se nuk ka përmbushur detyrimet e parapara nga Kombet e Bashkuara për programet bërthamore.
Me këtë rast kreu i kësaj Agjencie, Mohamed El-Baradei ka thënë:
"Bordi i drejtuesve të Agjencisë ndajnë të njëjtin shqetësim me mua rreth dështimit të Iranit për të deklaruar një numër aktivitetesh, materialesh në këtë fushë. Irani duhet të plotësojë të gjitha veprimet rregulluese të marra nën kujdesin dhe ndihmën e kësaj agjencie."
XS
SM
MD
LG