Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka theksuar se forcat e Shteteve të Bashkuara në Irak përballen ende me "rreziqe dhe sakrifica". Bush në fjalimin e tij të përjavshëm në radio ka nënvizuar se kërkimi i armëve të shkatërrimit në masë është ngadalësuar nga rezistenca në disa zona nga besnikët e mbetur të Sadam Huseinit.
"Për më shumë se një dhjetëvjecar Sadam Huseini bëri c'është e mundur të fshehë armët e tij nga bota. Dhe në ditët e fundit të regjimit disa qendra të këtyre armëve si dhe një morri dokumetash u shkatërruan dhe u dogjën", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG