Ndërlidhjet

DUBAI


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan sot u bëri thirrje Uashingtonit dhe Teheranit të përmbahen në kontestin e tyre rreth programit bërthamor të Teheranit.
Në një intervistë për shtypin arab, Annan e ka shfaqur bindjen se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të përmbahen, sepse, siç ka thënë ai, kanë qenë shembull i "bashkëpunimit të mirë" mes dy vendeve.
Komentet e tij i pasuan thirrjet e kreut të Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore Mohammed ElBaradei drejtuar Iranit, që ky vend të bashkëpunojë më shumë për t'i zbutur shqetësimet globale rreth programit të vet bërthamor.
Dje, Irani tha se është i gatshëm të bashkëpunojë më shumë me inspektorët e Kombeve të Bashkuara, për t'i hequr dyshimet rreth ambicieve të veta bërthamore.
XS
SM
MD
LG