Ndërlidhjet

BAGDAD


Një naftëpërçues që sot ka shpërthyer, ende vazhdon të digjet në afërsi të qytetit Hit, 140 kilometra në veriperëndim të Bagdadit.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se nuk dihen shkaqet e shpërthimit, që ndodhi ditën e parë të eksportimit të naftës së Irakut, pas fillimit të luftës.
Gjithashtu në Hit, dy ushtarë amerikanë janë plagosur kur automjeti i tyre ka hasur në minë.
Prej 1 majit, kur Shtetet e Bashkuara shpallën se luftimet kryesore kanë përfunduar, në aksione armiqësore janë vrarë 18 ushtarë amerikanë.
Në një zhvillim tjetër, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se "konferenca përgatitore" për rindërtimin e Irakut do të mbahet javën e ardhshme në selinë e OKB-së në Nju Jork, në praninë e delegacionit irakien.
XS
SM
MD
LG