Ndërlidhjet

logo-print

BE I SIGURON VENDET E BALLKANIT PËR ANËTARËSIM


Washington Times

Dje liderët e Bashkimit Evropian premtuan fonde dhe vullnet politik që do të ndihmonin që eventualisht vendet e Ballkanit të përfshihen në zgjerimin e bllokut të tyre. Në këtë kuadër 15 liderët e BE-së garantuan 249 milionë dollarë ndihmë për vendet e Ballkanit. "E sotmja tregoi se ky është një proces i pakthyshëm…ne dëshirojmë t'ju shprehim mirëseradhje vendeve të Ballkanit në shtëpinë evropiane" – tha kryetari i Komisionit evropian, Romano Prodi. Liderët e Bashkimit Evropian shfrytëzuan premtimet për anëtarësim në BE për të ndikuar në dy anëtarët më të të papajtueshëm të rajonit që të ulen në tryezën e bisedimeve. Është shpallur se serbët dhe shqiptarët e Kosovës gjatë muajit të adhshëm do ti fillojnë bisedimet për "normalizimin e marrëdhënieve". Këto bisedime nuk do ta prekin çështjen e kërkesave të shqiparëve të Kosovës për pavarësi, por do të trajtohen çështjet siç janë energjia, transporti, personat e zhdukur dhe kthimi i refugjatëve.

"Ajo që na shtynë që të ulemi në tryezë është dëshira jonë e sinqertë për shpejtimin e integrimit evropian - tha ministri i jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Goran Svilanoviq.

Samiti i Selanikit, që kishte qëllim forcimin e unitetit brenda Bashkimit Evropian - në periudhën e përgatitjeve për 10 anëtarët e rinjë - pashmangshëm iu kthye Ballkanit… që në vitet e 90-ta e goditën luftëra të përgjakshme gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë.

Kryeministri i Greqisë, Costas Simitis, njëherësh mikpritës i samitit, tha se "qëllimi i BE-së ishte që vendeve të Ballkanit perëndimor tu jepej një mesazh se ato do të bëhen anëtar atëherë kur ti përmbushin kriteret". Për arritjen e këtyre standardeve për anëtarësim eventual, pala ballkanike u shpreh për një "bashkëpunim të plotë dhe pa ekuivoke" për sjelljen e kriminelëve të dyshuar të luftës para gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës në Hagë.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se krimi i organizuar dhe korrupsioni, që kishte lulëzuar prej se kishte dalë nga kontrolli komunist, paraqet pengesë reale për stabilitet demokratik. Ministri italian i punëve të jashtme, Franco Frattini ka thënë se vendi i tij, që e merr presidencën e Bashkimit Evropian me një Korrik, do të organizoj takime të nivelit të lartë me qëllim që të gjenden mënyra për luftimin e krimit të organizuar.


XS
SM
MD
LG