Ndërlidhjet

AMAN


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, u bënë thirrje Izraelit dhe palestinezëve të veprojnë menjëherë për ta shpëtuar planin e paqes.
Thirrjet u bënë në mesin e shqetësimeve më të reja për qëndrueshmërinë e planit, të nxitura nga vrasja e djeshme e një militanti palestinez dhe sulmet e fundit të palestinezëve.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se vrasja e Abdullah Qawasmeh, një udhëheqësi lokal të Hamasit në Bregun Perëndimor, nuk e rrit sigurinë.
"Aksionet ushtarake izraelite që rezultuan me vrasjen e civilëve palestinezë, nuk e rrisin sigurinë dhe e minojnë besimin dhe gjasat për bashkëpunimin", tha Annan.
Sekretari i shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për vrasjen, por nuk do të lejojnë që të minohen përpjekjet e mëtejme për paqe.
XS
SM
MD
LG