Ndërlidhjet

DETI I VDEKUR/JORDAN


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se është "absolutisht e gabuar" të mendohet se Shtetet e Bashkuara përgatiten për aksion "agresiv" kundër Iranit, përkundër shqetësimeve për qëllimet bërthamore të Teheranit.
Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Botëror, Powell tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër mbështetjes që Irani u bën aktiviteteve terroriste, dhe kundër zhvillimit të çfarëdo programi të armëve bërthamore.
Powell tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që iranianët nuk do të luajnë një rol të padobishëm në përpjekjet për rindërtimin e Irakut.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan sot u bëri thirrje Uashingtonit dhe Teheranit të përmbahen në kontestin e tyre rreth programit bërthamor të Teheranit.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se vendi i tij do të vazhdojë ta ndihmojë Iranin në zhvillimin e programit bërthamor, përkundër reagimeve ndërkombëtare.
Rusia nuk do të lejojë që çështja e proliferimit bërthamor të shfrytëzohet për t'i penguar kompanitë ruse të bashkëpunojnë me Iranin, ka thënë Putin.
XS
SM
MD
LG